Gola debutues, Kukësi shkëlqen ndaj Bylis

0
SHPËRNDAJE

Kukësi – Bylis 3-0

Shënues/ Emini 23′ 56′, Bornegovic 78′

Kukësi: Koçi, Memini, Malota, Shameti, Mici, Hasani, Musolli, Karioka, Flores, Da Silva, Emini. Trajner: Klodian Duro

Bylis: Kaloshi, Sahiti, Alla, Brahja, Dukic, Gava, Muça, Hyshmeri, Pepa, Peposhi, Hoxhaj. Trajner: Adnan Zildzovic

Kukësi - Bylis 3-0
Kukësi – Bylis 3-0

Superiorja/ Kukësi e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën e tretë duke marrë një fitore në ndeshjen hapëse për vitin 2016. Kuksianët mposhtën në fushën e tyre Bylisin me rezultatin 3-0 duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë. Heroi i skuadrës së Duros ishte afrimi i merkatos së janarit, Izair Emini i cili ishte autori i të dy golave duke bërë kështu një debutim ëndrash me fanellën e Kukësit. Ndërkohë goli i tretë u shënua nga një tjetër debutues si Bornegovic. Ndërkohë Bylis ka zhvilluar një ndeshje pozitive, por nuk ka patur forcën e duhur për të ndryshuar fatin e ndeshjes, kjo edhe për faktin se disa lojtarë luanin për herë të parë me këtë fanellë. Pjesa e parë nisi e barabartë mes të dyja skuadrave teksa loja u përqëndrua në mesfushë, por çdo gjë do të ndryshonte në minutën e 23′. Arbitri jep një faull në kufinjtë e zonës ballshiote dhe aty është Emini që godet saktë duke realizuar një gol mjaft të bukur i cili është edhe i pari për të në një ndeshje zyrtare. Një goditje e fortë e tij e cila la të palëvizur portierin Kaloshi.

Kukësi - Bylis 3-0
Kukësi – Bylis 3-0

1-0 për Kukësin dhe loja merr një rrjedhë tjetër. Bylis u mundua të reagojë , por pa mundur të gjejë rrugën e golit për të barazuar shifrat. Me golin e Eminit do të mbyllej dhe pjesa e parë, teksa në fraksionin e dytë të lojës ballshiotët e nisin në sulm, por mungon forca goditëse. Në një moment të mirë të miqve, Kukësi do të gjente edhe golin e dytë. Është sërish Memini që e dërgon topin në rrjetë në minutën e 56′ duke dyfishuar shifrat për vendasit. Pas një krosimi të ardhur nga e djathta, sulmuesi godet në pozicion diagonal me portën duke mposhtur për herë të dytë Kaloshin. 2-0 dhe fitorja tashmë duket e hipotekuar. Bylis nuk dorëzohet dhe hidhet përpara për të rihapur sfidën. Trajneri Zildzovic kryen zëvëndësime, por pa sukses. Ndërkohë Kukësi vazhdoi të sulmojë dhe do të gjente edhe golin e tretë. Në zhvillimet e një goditje këndi është një tjetër debutues si Bornegovic që realizon golin që vulos përfundimisht ndeshjen në minutën e 78′. 3-0 dhe Kukësi merr një fitore për të vazhduar luftën për objektivat e saj, ndërkohë që Bylis ndërlikon pozitat në tabelën e renditjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.