Gola të anuluar dhe një traversë, Tirana regjistron 12 ndeshje pa fitore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skuadra e Tiranës ka regjistruar sot ndeshjen e 12 radhazi pa fitore në Kategorinë Superiore duke shtuar rrezikun e përfshirjes së plotë në luftën për mbijetesë.

Bardheblutë e trajnerit Mirel Josa janë ndalur në shtëpi nga Laçi në një barazim pa gola, në një takim ku nuk kanë munguar rastet e diskutueshme për secilën skuadër që ka parë t’i anulohet një gol.

Ndryshe nga sa mendohej, golit më shumë i është afruar Laçi, i cili ka rrezikuar disa herë katërkëndorin e portierit Ilion Lika, ndërsa në fund ka goditur edhe traversën e portës bardheblu.

Të dy skuadrat tani ndjejnë më afër rrezikun e Flamurtarit, i cili me një fitore nesër, mund të rihapë plotësisht luftën për mbijetesë. /minuta90.com/

Tirana-Laçi 0-0

Gola: S’ka

Tirana (4-3-2-1): I. Lika, Doka, Teqja, Turtulli, Hoxhallari, Karabeci, Acquah, Ndockyt, Taku, Nkounkou (G. Lika 68’), Edeh (Halili 56’) (në dispozicion: Bakaj, Cake, Kërçiku, Cisse) Tr: Mirel Josa

Laçi (4-4-1-1): Selmani, Musaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Nika (Çelhaka 55’), Lulaj (Alechenwu 87’), Jonuzi, Lushkja, Vucaj (Serginho 76’), Mensah (në dispozicion: Mehidri, Fangaj, Bushi, Hysi, Nyameke) Tr: Bledar Sinella

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja

Kartonë të verdhë: Lushkja 61’, Sefgjini 79’, Lulaj 83’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.