Golashënuesi Ejupi, dikur i larguar nga Skënderbeu

0
SHPËRNDAJE

muzafer-ejupi1Muzafer Ejupi me golin e shënuar së fundmi me Slaven Belupo në Kroaci, ka arritur në kuotën e 5 golave duke qenë në krye të golashënuesve, pikërisht i dyti në 9-të javë kampionat. Kujtojmë se pesë gola ka shënuar edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj në fanellën e Rijekës dhe Armin Hoxhiç, ndërsa me një gol më shumë, listës së golashënuesve i prinë Roman Bezjak nga radhët e Rijekës.

Nëse kthejmë kokën pak kohë më parë, shqiptari i Maqedonisë ka qenë për një kohë të shkurtër pjesë e Skënderbeut, por më shpejtë është larguar se ka ardhur në rradhët e kuqebardhëve. Largimi i tij është bërë me konsensus të plotë midis palëve. Por tashmë koha po tregon se kuqebardhët janë nxituar në këtë vendim.

Ja si e komenton portali koha.mk ecurinë e tij deri tani në Kroaci:

muza_844930449

Futbollisti shqiptar Muzafer Ejupi ka shënuar golin e pestë në kampionatin kroat në fanellën e Sllaven Belupo. Së fundmi shtatlarti shënoi kundër skuadrës së Splitit, duke e quar atë në kuotën e pesë golave dhe duke e bërë golashënuesin e dytë pas nëntë xhirove të zhvilluara. Ndryshe, pesë gola ka shënuar edhe sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj në fanellën e Rijekës dhe Armin Hoxhiç, ndërsa me një gol më shumë, listës së golashënuesve i prinë Roman Bezjak nga radhët e Rijekës. Ndërkaq, reprezentuesi i përkohshëm i Maqedonisë, thotë se qëllimi kryesor i tij është që Sllaven Belupo të luajë në garat evropiane dhe më pas do të arrin të shpallet edhe golashënuesi më i mirë i Ligës së parë kroate. “Ambiciet e klubit sivjet janë që të sigurojmë daljen në skenën Evropiane. Paralelisht me këtë do të tentoj që të shënoj sa më shumë gola që në njërën anë ti ndihmoj ekipit drejt realizimit të synimeve dhe në anën tjetër, të fitoj shpallem golashënuesi më i mirë i Ligës. Falë Zotit deri më tani po më ec mirë, ku nga 9 ndeshje kam shënuar 5 gola. Shpresoj dhe besoj se golat nuk do të mungojnë dhe në fund do të arrij të fitoj ‘Këpucën e artë’”, deklaroi për KOHA, Muzafer Ejupi. Cekim, Ejupi radhëve të skuadrës kroate iu bashkëngjit nga radhët e Songkhla Junajted ku nga 13 ndeshje shënoi 9 nëntë gola, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Turnovën, Shkëndijën, Kartalsporin, Metalurgun dhe Vardarin, ndërsa pesë paraqitje ka për përfaqësuesen U21, ndërsa një për A reprezentacionin. (B.K.)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.