Golat e javës së 11 në Superiore, dominojnë të huajt

0
SHPËRNDAJE

Java e 11-të e kategorisë Superiore foli në gjuhën e të huajve. 9 gola u realizuan në këtë ruand dhe 6 prej tyre mbajnë firmat e lojtarëve të huaj. Cinari, Batha dhe Lushtaku ishin shqiptarët e vetëm që gjetën rrugën e rrjetës në javën e 11-të, sepse pjesa tjetër u përkiste kryesisht futbollistëve nga kontinenti afrikan.  Gjithcka nisi me golin e  nigerianit James Adeniyi, në sfidën Skënderbeu-Korabi. Goli i 4-t sezonal në Superiore  i ish lojtarit të Lacit i dha një fitore me shumë vlera korcarëve përballë skuadrës dibrane.pejic6

Nga James te Reginaldo, sulmuesi nga Mozambiku me finalizimin e tij me kokë në fillimin e pjesës së dytë krijoi iluzionin e fitores për Luftëtarin në sfidën ndaj Flamurtarit por ashtu si ndaj Partizanit gjirokastritët nuk arritën të ruanin epërsinë për të regjistruar fitoren e parë në këtë sezon në stadiumin e tyre. Nga një afrikan te një kroat, Ivan Galic autori i golit të barazimit për Flamurtarin në ndeshjen ndaj bluzinjëve të Mladen Milinkovic, ishte europiani i vetëm përjashto futbollistët shqiptarë që gjeti rrugën e golit në këtë raund.

Në sfidën Vllaznia-Partizani luante një nga sulmuesit më të mirë të këtij sezoni ganezi Ekuban por dueli i Loro Boricit ishte e vetmja ndeshje e kësaj jave që nuk kishte një autor goli të huaj. Në kryeqytet Tirana-Laci u vendos nga një finalizim i zbulimit të këtij sezoni në Superiore mesfushorit të talentuar nga Kongo Merveille Ndockyt. Pas golave shumë të rëndësishëm në sfidat ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, 18-vjecari afrikan u bë sërish protagonist për bardheblutë me një gol 3-pikësh.2 të huaj shënuan edhe në sfidën përmbyllëse të javës Teuta-Kukësi.

Të Hënën në Durrës, një tjetër lojtar nga Mozambiku gjeti rrugën e rrjetës pikërisht Fajsal Bangal që me golin e tij i dha avantazhin provizor Teutës, por në mungesë të Pero Pejicit golashënuesit më të mirë të kampionatit, ndaj Teutës bomberin kroat për Kukësin e bëri një brazilian. Rangel me një goditje fantastike me kokë barazoi shifrat në Niko Dovana dhe me golin e tij të parë sezonal i hapi rrugën fitores së parë të verilindorëve në transfertë që u konkretizua nga finalizimi i Lushtakut.

Më shumë se 66% e golave të kësaj jave në kategorinë Superiore u përkasin lojtarëve të huaj, ruandi i 11-të foli më pak shqip por e rëndësishme për një kampionat sa të bukur është që foli me gjuhën e golit.

 /Supersport.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.