Golden State fiton titullin kampion në NBA

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Golden State është kampionia e re e basketbollit amerikan. Nën udhëheqjen e Kevin Durant, mposhti në finale Klivlendin dhe Lebron Xhejmsin

E meritonte këtë titull. Kevin Durant realizoi ëndrrën e karrierës duke u shpallur më në fund kampion i NBA.
Me Golden State arriti atë që dështoi ta bënte me fanelën e Oklahomës pesë vjet më parë përballë Majemit të LeBron James. Këtë herë, mposhti rivalin e madh, me të dy basketbollistët që kanë ndryshuar skuadër që atëherë.
Madje Durant i mori James edhe çmimin e lojtarit më të mirë të finaleve. Ai shënoi 39 pikë në ndeshjen e pestë, që u fitua nga Uorriors 129-120 për të triumfuar përfundimisht 4-1.
Gjithsesi, nuk ishte vetëm numri 35 që mposhti kampionen e vitit të kaluar, Klivlendin.
Stephen Curry mbi të gjithë, por edhe Klej Tompson, Drejmond Grin, Andre Iguodala apo Zaza Paçulia ishin një kolektiv shumë i fortë për Cavaliers.
Curry shënoi 34 pikë dhe kapi 11 topa në tabela, shërbeu 5 asistë dhe vodhi dy topa, si dhe bllokoi një gjuajtje. LeBron James sërish doli i humbur.
Ishte në finalen e shtatë radhazi, por sukseset për të kanë qenë vetëm 3 tituj. LeBron shkëlqeu në ndeshjen e pestë, duke shënuar 41 pikë, kapur 13 topa në tabela dhe shërbyer 8 asistë, por nuk pati mbështetjen e duhur nga Kayri Orving dhe Kevin Love.
Për Golden State ishte titulli i dytë në tre sezonet e fundit dhe i pesti në histori, duke mbetur vetëm 1 kampionat prapa Chiçago së Michael Jordan. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.