Goleadë në Vlorë, Flamurtari e bën festë ndaj Korabit

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari nuk bën thjesht detyrën, por u dhuron tifozëve të vet një nga mbrëmjet më të bukura të këtij sezoni plot ulje-ngritje. Kuqezinjtë shpartalluan 6-0 Korabin në ndeshjen e javës së 27-të të Kategorisë Superiore.

Përballja mes dy vendeve të fundit nuk pati histori, me të zotët e shtëpisë që dominuan nga sekonda e parë deri në të fundit. Donjet Shkodra me goditje dënimi dhe kapiteni Bruno Telushi me penallti shënuan në pjesën e parë, ndërsa goleadën e plotësuan dopieta e sulmuesit Tomislav Busiç dhe golat e mesfushorëve Haxhi Neziraj dhe Rigers Dushku pas pushimit.

Fitorja e parë në ndeshjen e gjashtë me trajnerin Shpëtim Duro në krye e ngjit ekipin vlonjat në pozitën e tetë, me pikë të barabarta (25) por me diferencë më të mirë golash se Laçi. Ndërkohë që Korabi mbetet në kuotën 12 dhe e ka të pashmangshme rënien në Kategorinë e Parë. /minuta90.com/

Flamurtari-Korabi 6-0

Golat: Shkodra 19’, Telushi (pen) 32’, Busiç 53’, 61’, Neziraj 59’, Dushku 70’

Flamurtari (4-3-3): Halili, Jakovljeviç, Leal, Kuqi, Mersini, Shkodra, Telushi, Neziraj (Lynneeker 63’), Fazliu (Dushku 61’), Alves, Busiç (Shehaj 69’) (në dispozicion: Frashëri, Rniç, Beqaj, Hyseni) Tr: Shpëtim Duro

Korabi (4-4-2): Laço, Jubani, El. Prençi, Kaja, A. Peposhi, Arifaj, Gavazaj, G. Kaloshi (Kalemi 84’), E. Kaloshi, Hoxhaj, Ivani (D. Peposhi 56’) (në dispozicion: En. Prençi, Hoxha, Çangu, Marinaj, Kraja) Tr: Gerdi Haxhiu

Gjyqtarë: Adrian Beqiri

Kartonë të verdhë: Alves 36’, Lynneeker 78’ / A. Peposhi 18’, Laço 29’, Jubani 66’

Kartonë të kuq: E. Kaloshi 78’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.