Goli i Mehës i jep fitoren me përmbysje Konyaspor (Video)

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Alban Meha bëhet sërisht protagonist në Turqi, teksa ka shënuar gol në fitoren e ekipit të tij Konyaspor përballë Osmanlispor me rezultatin 1-2. Ka qënë një ndeshje e çmendur e cilia u vendos pikërisht nga këmbët e mesfushorit të Kombëtares kuqezi. Në pjesën e parë vëndasit e Osmanlispor ishin në avantazh 1-0, ndërsa në pjesën e dytë ndryshon “muzika”.

Në fillim është Sissok që shënon golin e barazimit në minutën e 46′, ndërsa Alban Meha do të vuloste rezultatin e ndeshjes në minutën e 61′ duke shënuar golin e fitores me përmbysje për Konyaspor. Tani më shumë se kurrë Alban Meha është kthyer në një lider tek ekipi turk, ku jo vetëm golat por edhe loja e mirë e kanë bërë atë një titullar të padiskutueshëm në formacion. Edhe njëherë Meha tregon se ai e meriton të jetë pjesë e ekipit Kombëtar.

http://youtu.be/gWBvORtZdgw

S'KA KOMENTE

Comments are closed.