Gomez largohet nga Turqia

0
SHPËRNDAJE

mario-gomez
Gomez dhe Quaresma

Lojtari i Kombëtares gjermane, Mario Gomez, është larguar nga Besiktas pasi e cilëson gjendjen politike dhe sociale në Turqi si tepër të rrezikshme.

“Eshtë një vendim jo i lehtë për të cilin mu desh të mendohesha gjatë. Ju them tifozëve të Besiktas që do jetë e vështirë mos të luaj para atij publiku të mrekullueshëm,” – u shpreh Gomez.

“Por arsyeja është politike. Vetëm kjo është arsyeja dhe sidomos pas ngjarjeve të fundit. Shpresoj të mirëkuptohemi. Ka qenë një vit fantastik dhe shpresoj problemet në Turqi të zgjidhen sa më shpejt paqësisht”.

Gomez pritet të kthehet këto ditë te Fiorentina.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.