Gotze: Guardiola? Nuk e di se çdo të ndodhë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Bundesliga/ Duket se çështja që e largon Mario Gotze nga Bayern, dhe bën që të fërkojë duart Juventus tashmë nuk është thjesht një hipotezë. Talenti gjerman ndihet ende i pavlerësuar nga trajneri Guardiola, dhe është seriozisht duke e menduar largimin nga gjigandët bavarezë, ku për shërbimet e tij ka shfaqur interes edhe ekipi bardhezi.

Duket se ai vazhdon “përplasjet” e tij me trajneri Pep Guardiola. Pas vetëm 6 minutash lojë në ndeshjen e parë zyrtare ndaj Wolfsburgut, ku Bayern humbi me 11-metërsha, dhe pasi u aktivizua titullar në ndeshjen ndaj Milanit për Audi Cup, ku shënoi edhe një gol, Gotze u shpreh:
image
“Zhvillova një ndeshje të mirë ndaj Milanit, dhe tani të shohim se çfarë do të ndodhë. Është e qartë që dy vitet e mia këtu ke Guardiolën nuk kanë qënë të lehta. Guardiola? Të shohim nëse do të më flasë më shumë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.