Gramoz Kurtaj, goli i parë në Premiership

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Gramoz-Kurtaj
Gramoz Kurtaj me Hamilton, Skoci

Futbollisti nga Prishtina, Gramoz Kurtaj ka shënuar golin e tij të parë në Premiershipin skocez për Hamilton në fitoren 3-2 që kjo arriti ndaj ekipit të mirënjohur Hearts nga Middlothian. Mesfushori 24 vjeçar ka luajtuar për shumë vite në kategoritë e ulëta gjermane por ka edhe një përvojë njëvjeçare në kampionatin çek, madje duke spikatur me 6 gola në 30 ndeshje për ekipin e Branik Most.

Kurtaj zotëron pasaportën gjemane pasi në Gjermani ai është rritur dhe formuar edhe si futbollist ndërsa në Skoci kaloi këtë vit duke u bërë menjëherë protagonist. Kujtojmë që vetëm pak javë më parë Kurtaj ishte shumë pranë afrimit te Flamurtari i Vlorës, por kontrata nuk u zyrtarizua.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.