Granit Xhaka drejt gjigandit anglez, ja si shprehet mesfushori

0
SHPËRNDAJE

Granit Xhaka mbetet një prej lojtarëve më të kërkuar në merkato. Mesfushori shqiptar që përfaqëson Zvicën është nën shënjestrën e gjigandit angles, Arsenal. Mesfushori i Borussia Moenchegladbach, njëkohësisht edhe kapiten i kësaj skuadre ka spikatur gjatë sezoneve që luan në Bundesligë.

Granit Xhaka
Granit Xhaka

Prej kohësh është përfolur për një largim të mundshëm të tij, teksa duket se në merkaton verore kjo gjë do të bëhet një fakt i kryer. Xhaka është një hap larg transferimit tek skuadra që drejtohet nga Arsene Ëenger për një shifër afro 40 mln euro. Vetë Xhaka pohon se e ardhmja mund të vendoset përpara “Euro 2016”. Ja fjalët e tij: “Unë jam personi i fundit që mund të them diçka lidhur me këtë çështje. Ju duhet të të kontaktoni Max Eberl. Tani që sezoni përfundoi ne do të takohemi për të vendosur se çfarë do të bëjmë me të ardhmen, por është e qartë se çfarëdo vendimi që do të merret, ne do t’a marrin sëbashku. E ardhmja mund të vendoset para Euro 2016”, kanë qenë fjalët e Granit Xhakës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.