Granit Xhaka, një falenderim special për Taulantin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Granit Xhaka është shprehur tejet i lumtur pas fitores 1:0 ndaj West Bromwich Albion.
Pas dy humbjeve me radhë, Arsenali u është rikthyer fitoreve në Premierligë, duke triumfuar 1:0 ndaj West Bromwich Albion në “Emirates Stadium”. Golin e vetëm e shënoi Olivier Giroud në minutën e 87-të.

Kësaj fitore i është gëzuar edhe mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili falënderoi vëllain e tij, Taulant Xhaka, që gjendej në “Emirates Stadium”.

“Një ndeshje e madhe. Fitore e merituar pasi luftuam deri në minutat e fundit. Këto tri pikë janë dhurata më e mirë për tifozët për Krishtlindje. Faleminderit për mbështetjen, si gjithmonë të mrekullueshëm. E përshëndes vëllain tim që ishte mysafirë special në stadium”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 37 pikëve, nëntë më pak se lideri Chelsea.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.