Granit Xhaka: Shqipëria ekip për tu respektuar

0
SHPËRNDAJE

granit-xhakaGranit Xhaka po e mendon që tani  përballjen me Kombëtaren tonë, të cilën e konsideron si mjaft të çuditshme, pasi nuk kishte pritur se do të luante kundër vendit të tij në Evropian.

Megjithatë, futbollisti kosovar i ka paralajmëruar bashkëlojtarët tek Përfaqësuesja e Zvicrës, duke theksuar se Kuqezinjtë janë mjaft të fortë.

 

“Për ne nuk do të jetë e vështirë t’i kontrollojmë emocionet pasi jemi përballur me Shqipërinë dy herë në ndeshje të rëndësishme (kualifikimet për Botëror)”, deklaroi fillimisht Xhaka për portalin zviceran, ‘watson.ch’.

“Shqipëria mund të jetë një kundërshtar i paparashikueshëm. Kanë mposhtur skuadra të mëdha kohëve të fundit si Francën e Portugalinë. Janë ekip për t’u respektuar”, përfundoi prishtinasi, i cili sot iu bashkua Përfaqësueses së Zvicrës, para miqësoreve të marsit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.