Grasshoper dhe Tarashaj në pikiatë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shani Tarashaj
Shani Tarashaj

Legjionarët/ Grasshoper i Shani Tarashajt ka regjistruar një tjetët humbje në kampionat që e largon nga objektivat e saj. Ekipi ku luan lojtari shqiptar ,që zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën, u mposht nga Sion në transfertë me rezultatin 2-1, duke lëshuar terren në luftën për një vend në Champions League. Ndërkohë edhe Tarashaj po kalon një formë të dobët në kampionat, teksa u zëvëndësua nga trajneri i tij në minutën e 46′ pas një loje të dobët. Grasshoper është kaluar tashmë edhe nga skuadra që e mposhti sot, Sion, që i merr vendin e tret në renditje. Ndërkohë në fushë u fut edhe shqiptari tjetër, Florian Kamberaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.