Graziano Pelle, historia e panjohur kërcimtarit që u bë futbollist

0
SHPËRNDAJE

pelle11
Historia e pabesueshme e Graziano Pelle, marre nga opozita.com
Nuk mund të imagjinohet se mund të ketë një njeri që mund të përdorë kaq shumë xhel flokësh sa Graziano Pelle, dhe këtë e tregoi kur u paraqit përpara gazetarëve pas fitores 2:0 me Spanjën, teksa i thurte elozhe ekipit të tij. Në shikim të parë, ai duket si imazhi i një italiani tipik. Por në të vërtetë ai nuk mund të kategorizohet në të njëjtin sirtar me futbollistët e tjerë. Pelle ka një histori jo të zakonshme – ironia e fatit e ka vendosur në një skuadër italiane po aq të pazakontë, e cila do të ndeshet me gjermanët ditën e shtunë në Bordeaux.
pelle1

Pelle, i cili një periudhë është quajtur edhe “Cristiano Ronaldo i Italisë jugore”, nuk është një Ronaldo, as Morata apo Bale. Sulmues me të cilët ndeshet mbrojtja gjermane rregullisht në Champions League. Ai është një talent i zbuluar vonë, i cili vetëm së fundmi është futur në skenën e madhe të futbollit. Në klubin e tij të fëmijërisë US Lecce, ai nuk arriti të binte në sy, dhe vetëm huazohej diku tjetër. Në vitin 2007 ishte Louis van Gaal ai që e zbuloi gjatë Evropianit të U21 dhe e mori me vete te AZ Alkmaar. Megjithëse në Holandë ai u shpall kampion, ai shënoi vetëm 14 gola në katër vitet e tij aty.

U rikthye në Itali, sërish në Seria B. Por një trajner nuk e kishte harruar. Ai ishte Ronald Koeman. Te Feynoord Rotterdam ai arriti të shpërthente. Kur Koeman shkoi te FC Southampton, ai mori me vete edhe sulmuesin Pelle. “Ai më ka dhënë shumë vetëbesim, më aktivizonte, edhe kur mbase nuk e meritoja,” kujton Pelle për Guardian. Me vetëbesimin i fituar e transportoi atë deri te “Squadra Azzurra”.
Aty debutoi në moshën 29 vjeçare dhe shënoi golin e fitores kundër Maltës në kualifikuese.

Por për tifozët italianë ai mbetej një i panjohur, dhe Pelle, në rini një kërcimtar konkurrues, shihej me një sy kritik në Itali. Lëvizjet e tij të pazakonta të mbartura nga kërcimi e ndihmojnë shumë në fushën e lojës. “Balancë, disiplinë, koordinim: Mendoj se për një sulmues kaq të gjatë, lëviz shumë mirë,” thotë Pelle.
Dy gola ka shënuar Pelle gjatë këtij turneu, një kundër Belgjikës dhe një kundër Spanjës. Thuhet se Juventus është interesuar për sulmuesin, ashtu si FC Everton, kur në stol është ulur Koeman.

Më i rëndësishëm se kualiteti i tij si sulmues në Euro 2016 është roli taktik që i ka caktuar Conte. Pelle është lojtari që pret topat e gjatë që vijnë nga mbrojtja. Përkulshmëria me të cilën ai kap ato topa është për t’u admiruar. Ai i tërheq mbrojtësit rreth tij siç tërheq djathi minjtë në grackë, dhe kështu krijon hapësira për lojtarët më të shpejtë të ekipit si Eder apo Candreva. Këtë kurth e pësuan spanjollët më shumë seç duhej. Për Pelle, sekreti i suksesit është trajneri. “Ai nuk i lë asgjë rastësisë. Kur hyjmë në fushë, e dimë deri në perfeksion se çfarë duhet të bëjmë.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.