Greqi/ Panionios rikthen në skuadër talentin shqiptar

0
SHPËRNDAJE

Vitin e kaluar, i riu shqiptar luajti vetëm dy ndeshje në Superligën greke me Panionios për tu huazuar më pas një kategori më poshtë te Kallithea. Bëhet fjalë për sulmuesin Fiorin Durmishaj, tashmë 18 vjeç, që në javën e parë të kampionatit helen ishte në fushë kundër Olympiakos, takim që u fitua nga kampionët nga Pireu me rezultatin 3-0.

Në këtë takim mungoi sulmuesi tjetër i talentuar, Qazim Laçi që mbron fanellën e Olympiakos. Sipas klubit athinjot të Panionios, Durmishaj do të qëndrojë në skuadër pasi te ai, grekët shohin një futbollist premtues për të ardhmen. Me Kallithean, Durmishaj shënoi 6 gola në 20 ndeshje vitin e kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.