Greqi/ Shkurtaj shkëlqen te Asteras, rikthehet Kaçe (video)

0
SHPËRNDAJE

Ka dhuruar dy pasime të cilat janë kthyer në gola Vasil Shkurtaj duke e çuar ekipin e tij Asteras drejt fitores së mundimshme por të merituar 2-1 ndaj Panionios dhe më pas është zëvendësuar në minutën e 60-të. Shkurtaj e ka nisur karrierën pikërisht me ekipin kundërshtar të Panionios ndërsa në karrierën e tij ka luajtur edhe në Portugali e Hollandë. Ndërkaq lajm i mirë është edhe rikthimi i Ergys Kaçes në fushë për PAOK ndonëse hyri në lojë në pjesën e dytë. PAOK arriti një fitore të madhe 2-1 ndaj AEK të Athinës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.