Grezda: “E kam pritur me padurim ftesën”

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Pas sezonit fantastik në Ligën e Parë kroate, me Lokomotivën e Zagrebit, Eros Grezda rikthehet në Kombëtaren Shpresa pas një viti e gjysmë pritje. Pavarësisht gjithçkaje që është thënë dhe interesimit nga Maqedonia, mesfushori me tipare sulmuese nuk kishte dyshime për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi.

Eros Grezda
Eros Grezda

Eros Grezda

“Më bëhet shumë qejfi që më në fund mora ftesën. E kam pritur me padurim të them të drejtën. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një grumbullimi me lojtarë shumë cilësorë. Shpresoj të jap maksimumin. Nuk e kam vënë në dyshim, por jam një lojtar punëtor. Duhet të presësh gjithmonë shpërthimin e lojtarit, të cilin tani unë po e kaloj. Besimi i trajnerit tani do të shpërblehet nga unë. Shpresoj së pari që Kombëtarja të dalë mirë dhe të realizojë objektivat. Më tej, nëse do të aktivizohem në këto dy ndeshje do të ishte mirë për mua, mirëpo së pari është që të arrihen synimet e skuadrës.”

Me 8 gola në këtë sezon, Grezda është mes 10 golashënuesve më të mirë të kampionatit, duke u shpallur edhe në një rast “Lojtari më i Mirë i Javës” në Kroaci, aty ku futbollistët shqiptarë po thonë fjalën e tyre.

Eros Grezda

“Është kënaqësi që e ndihmoj ekipin tim, sado pak me gola, asiste dhe pikë. Po kaloj një sezon mjaft të mirë do të thoja. Jam i lumtur që ndodhemi në luftë për vendin e katërt, ku garojmë me RNK Split të Rrahmanit për një vend në Europë. Shpresoj që ta arrijmë ne dhe besoj se jemi në rrugë mjaft të mirë. Shqiptarët në Kroaci kanë zhvilluar lojë të mirë dhe kemi treguar që dimë të luajmë futboll, e kemi kualitet.”

Paraqitjet e mira të 20-vjeçarit nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe ofertat nuk kanë munguar, edhe pse djaloshi i lindur në Gjakovë mbetet i përqendruar në mbylljen me sukses të sezonit.

Eros Grezda

Pas ndeshjeve të mira kam pasur oferta nga Kroacia, Portugalia dhe Turqia. Por, është e rëndësishme që puna ime në skuadër të vazhdojë. Kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe më pas do të kemi kohë për të tjerat. E thashë, për momentin është e rëndësishme që të luaj sa më mirë, të zhvilloj paraqitje të mira dhe të ndihmoj skuadrën.” /SuperSport/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.