Grezda, talenti pa pasaportë!

0
SHPËRNDAJE

Eros Grezda
Eros Grezda

Eros Grezda ishte një nga afrimet e bujshme të përfaqësueses sonë Shpresa drejtuar nga Redi Jupi, por duket se askush se ka vendosur ujin në zjarr për të bërë pasaportën shqiptare të lojtarit. Duket paradoksale dhe nëse mund të hapni arkivën e historisë së kombëtareve një rast i tillë s’ka ndodhur më parë. “Jam i lumtur për ftesën, por nuk mund të uaj sepse ende s’jam pajisur me pasaportë,”- tha Grezda për Minuta90.com

Eros Grezda
Eros Grezda

Ndodh me lojtarët e klubeve që për arsye dokumentacioni nuk vjen në kohë, por një lojtarë që është në planet e trajnerit nënshtetësia s’duhet të lihet në momentin e fundit si të jetë një fotografi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.