Griezmann pas rinovimit: Falje ndaj atyre që më keqkuptuan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid edhe për 5 vjet të tjerë. Sulmuesi i Atletico Madrid rinovoi me “Los Colchoneros” kontratën deri në vitin 2022.

Pasi firmosi këtë kontratë të re, Griezmann nëpërmjet faqes zyrtare të klubit iberik kërkoi falje për disa deklarata të tij që linin të kuptohej se ai do të largohej nga Atletico.

“Dua të kërkoj falje ndaj të gjithë atyre që keqkuptuan deklaratat e mia, ndoshta unë nuk u shpreha mirë, ose disa media kërkuan tituj të rëndësishëm për diçka që nuk ekzistonte. Ajo që dua të them është se që nga momenti që kam ardhur kam dhënë maksimumin për klubin, shokët e mi të skuadrës dhe stafin teknik”,-tha sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann.

Duke u kthyer te çështja e rinovimit të kontratës, Griezmann deklaroi se ndihet shumë i lumtur që do të vijojë të luajë ende për Atletico Madrid dhe se tani do të pushojë për të rifituar energjitë e tij në mënyrë që të jetë sa më në formë kur të bashkohet sërish me skuadrën madrilene. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.