Grigor Tavo: Qëlluam në shenjë me disa blerje

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Nëse gjatë viteve të fundit në Kategorinë Superiore skuadrat debutuese kishin gati edhe një tjetër biletë pëe kthimin drejt Kategorisë së Parë, sezoni 2016-2017 dhuroi një risi, Luftëtarin e Milinkoviç, Bregut, Abazajt, Reginaldos dhe shumë emrave të tjerë që për opinionin publik vetëm disa muaj më parë ishin anonimë.

Gjithsesi, pas bandës së suksesshme të skuadrës dhe klubit bluzi qëndron një njeri i suksesshëm, presidenti dhe tifozi numër 1 i kësaj skuadre, Grigor Tavo. Falë investimeve por edhe fatit, pasi siç e pranon edhe vetë ai, arriti të godiste në shenjë me trejnerin dhe disa lojtarë, Luftëtari ka arritur ta kthejë Gjirokastrën në një pikë rëndese në futbollin shqiptar.

Vendi i katërt dhe objektivi Europë që në sezonin e parë pas rikthimit nga Kategoria I. Në intervistën dhënë për emisionin “Zona Gol”, Tavo rrëfen sekretin e suksesit të projektit të tij.

Gjithsesi, ndoshta tani vjen edhe pjesa më e vështirë për një klub deri diku të vogël krahgasuar me gjigandët e Superiores që në mënyrë të paevitueshme do të kërkojnë të rrëmbejnë xhevahirët e vitrinës bluzi. Presidenti i ka idetë e qarta, ai synon të ndërtojë një klub titulli dhe synimi i tij është vazhdimi në rrugën e nisur me të njëjtët protagonistë.
Me kthimin e klubit në një shoqëri aksionere, Tavo ka ringritur edhe akademinë e Luftëtarit për t’i dhënë kësaj skuadre një të ardhme.

Në fund, ai ndalet edhe te mbështetja që tifozët dhe qyteti i kanë dhënë skuadrës duke u shprehur i kënaqur që ka arritur të zgjojë tek njerëzit dashurinë për skuadrën .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU