Grima: E dimë forcën e kundërshtarit

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares se femrave Armir Grima fletë për ndeshjen ndaj Skocis .

Armir Grima

Grima: E dimë forcën e kundërshtarit. E kemi studiuar Skocinë është një skuadër shumë e fortë, që ka marrë pjesë edhe në kampionatin Europian. Ne do të japim maksimum do të përpiqemi të luajmë më mirë se në dy sfidat e para dhe pse jo do të tentojmë një rezultat pozitiv”.

Objektivi i Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës?

Grima: Mendoj që për nga cilësitë jemi në të njëjtin nivel me Bjellorusinë. Edhe pse humbën ndaj tyre në transfertë, rezultati nuk ishte shumë real duke patur parasysh lojën që zhvilluam. Objektivi ynë është të mos renditemi në vendin e fundit, por për t’a realizuar këtë mision duhet të mposhtim Bjellorusinë në takimin e kthimit dhe të marrim sa më shumë pikë edhe në ndeshjet e tjera. Nëse nuk renditemi në vendin e fundit do të evitojmë fazën paraelimintore në kualifikueset e ardhshme dhe do të kemi mundësi për të bërë më mirë në të ardhmen.

Përse janë vetëm 18 ?

Grima: Lista përbehet nga vetëm 18 emra sepse përveç mungesave ka edhe nga ato vajza që luajnë jashtë që e kanë të pamundur t’i përgjigjen thirrjes së kombëtares.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.