Grumbullohet Kombëtarja U17, ja lista e të thirrurve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ditën e dielë, më datë 16 tetor në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës, grumbullohet ekipi kombëtar U-17. Ky grumbullim, do të realizohet në kuadrin e përgatitjeve që kjo skuadër do të zhvillojë për kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit 2017, për këtë kategori moshe.

Në drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagiç, futbollistët U-17, do të përgatiten për të qenë sa më në formë, në turneun kualifikues që fillon pas dhjetë ditësh. Shqipëria, është në njëjtin grup eliminator së bashku me Italinë, Serbinë dhe Maqedoninë. Ndeshjet e grupit tonë do të luhen në Itali, në datat 26-28-31 tetor.

Takimin e parë Shqipëria do ta luajë me mikpritësit e aktivitetit, pra me Italinë, të dytën kundër Serbisë dhe të tretën kundër Maqedonisë. Më poshtë, do të gjeni kalendarin e ndeshjeve dhe listën e të besuarve të trajnerit Xhemal Mustedanagiç, për këtë aktivitet:

EMER MBIEMER

EKIPI

POZICIONI

ILIA SINANI

NOVARA

PORTIER

ARLIS SHALA

TEUTA

PORTIER

LIVIO MALAJ

INTERNACIONAL

PORTIER

MASIMILIANO DODA

SAMPDORIA

MBROJTES

ENES ISUFI

VLLAZNIA

MBROJTES

REZART RAMA

OLYMPIAKOS

MBROJTES

ELMIR LEKAJ

VLLAZNIA

MBROJTES

REDON DRAGOSHI

KF TIRANA

MBROJTES

MARASH KUMBULLA

VERONA

MBROJTES

ROY SYLA

FC BARNET

MESFUSHOR

ALDRIT OSHAFI

TOMORI

MESFUSHOR

DORIAN ZHURI

TOLOUSE

MESFUSHOR

ERALD LAKTI

FIORENTINA

MESFUSHOR

MARLON MARISHTA

IRELAND

MESFUSHOR

JORGO PELLUMBI

SKENDERBEU

MESFUSHOR

ERDIS KRAJA

ATALANTA

MESFUSHOR

DEAN LICO

SKENDERBEU

MESFUSHOR

SERGIJO KALAJ

ROMA

MESFUSHOR

MARIO QERIMI

OLYMPIAKOS

MESFUSHOR

ALBION MARKU

SHKENDIA TIRANA

MESFUSHOR

ERSI MEHMETI

PARMA

SULMUES

EMILIANO BULLARI

OLYMPIAKOS

SULMUES

ENIS DAJA

A.FUTBOLLIT

SULMUES

FRANZ PJETRI

UDINESE

SULMUES

ZENELGAVAZAJ

LIRIA

SULMUES

S'KA KOMENTE

Comments are closed.