Grumbullohet Kombëtarja U17

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U17/ Është grumbulluar sot në Resortin “Tropikal” në Durrës, ekipi Kombëtar i Shqipërisë U -17. Trajnderi Dzemal Mustedanagiç dhe stafi i tij, kanë vendosur që të bëjnë një zbor një javor, i cili do të vazhdojë deri më datë 15 mars. Qëllimi i këtij grumbullimi, është vëzhgimi nga afër i gjendjes së futbollistëve kandidatë të kësaj skuadre dhe përshtatja e tyre me skemat e lojës së skuadrës.

Kombëtarja U17
Kombëtarja U17

 “Është një shans i mirë, për futbollistët kandidatë të skuadrës kombëtare, që ata të tregojnë vlera dhe cilësi, në mënyrën e tyre të lojës. Mendoj që kjo periudhë, deri në tetor do të jetë mjaft impenjative pë rata futbollistë që kërkojnë të jenë pjesë e kësaj skuadre dhe e formacionit të saj”-deklaroi për ueb zyrtar të FSHF, trajneri Dzemal Mustedanagiç. Skuadra kombëtare U-17, është njohur me shortin eliminator të Kampionatit Europian, ku ajo do të jetë në grupin e katërt, së bashku me Italinë, Serbinë dhe Maqedoninë. Ndeshjet do të luhen më datë 26, 28 dhe 31 tetor të këtij viti.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.