Grumbullohet Partizani, rikthime dhe mungesa ndaj Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Partizanit ka vijuar ditën e sotme përgatitjet për takimin më të rëndësishëm të kampionatit ndaj Skënderbeut në program të ditën e hënë. Ndryshe nga enjtja sot në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz, grupi i lojtarëve ka zbritur i plotë në fushë. Trajner Agostineli dhe stafi teknik kanë aplikuar sot një stërvitje të karakterit tekniko –taktik.

Partizani në stërvitje
Partizani në stërvitje

Mbrojtësi Gëzim Krasniqi do të jetë i padisponueshëm për përballjen ndaj korçarëve, pasi ka plotësuar numrin 3 të kartonëve , ndërkohë që mungesë e konfirmuar mbetet edhe mbrojtësi Ibrahimi i pezulluar nga disiplina. Me grupin sot janë stërvitur edhe Sukaj e Mazrekaj të cilët po vijojnë fazën e rikuperimit në mënyrë të diferencuar. Në përfundim të seancës ekipi i është drejtuar rezidencës Hotel “ Vila Park “ ku nga sot do të nis grumbullimin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.