Grumbullohet Partizani, vetëm fitorja vlen ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Partizanit ka zhvilluar sot paradite seancën e radhës stërvitjes. Në orën 10:00 grupi i lojtarëve ka vijuar sipas programit të udhëzuar nga stafi teknik stërvitjet në “Qendren Stërvitore të Ekipeve Kombëtare “ në Kamëz. Mungesa e vetme vijon te rezultojë ajo e mbrojtësit Atanda i cili vijon përgatitjet individuale në palestër si rezultat i një dëmtimi të pësuar në takimin ndaj Flamurtarit.Partizani Në përfundim të seancës stërvitore skuadra i është drejtuar rezidëncës hotel “Vila Park” ku nga sot do të vijoj të qëndroj e grumbulluar deri pak orë përpara përballjes me Vllazninë. Takimi Partizani –Vllaznia do të luhet ditën e diel ora 19:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.