Grumbullohet Përfaqësuesja e Kosovës

0
SHPËRNDAJE

11904735_749324555196272_1687402159482275120_n
Grumbullimi i Përfaqësueses së Kosovës (Foto: FFK)

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) njoftoi se me 31 gusht, në stadiumin “Agron Rama” në Kastriot, Përfaqësuesja “A” e Kosovës mbajti senacën e parë stërvitore në kuadër të grumbullimit nën drejtimin Albert Bunjakut, bashkë me trajnerët Genc Hoxha e Ahmet Beselica si dhe ekipin e mjekëve dhe fizioterapëutëve, dr. Murat Berisha, Zherlad Derguti dhe Ismet Shala.

Kryesisht ishte një stërvitje e lehtë edhe për faktin se shumë nga futbollistët kishin pasur ndeshje. Përzgjedhësi Bunjaku u shpreh i kënaqur me përkushtimin e treguar nga anëtarët e Përfaqësueses si dhe me haromoninë dhe shëndetin brenda grupit.

Përfaqësuesja do të ketë të martën sërish senacën e radhës stërvitore prej orës 10.00 dhe pasdite në orën 18.00, në të njëjtin stadium.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.