Grumbullohet Shqipëria U17, ja lista e lojtarëve

0
SHPËRNDAJE

Kombetarja-U-17-grumbullohet-per-ne-KazakistanKombëtarja U-17, grumbullohet për në Kazakistan

Sot paradite kombëtarja U-17 e drejtuar nga trajneri Xhemal Mustedanagiç, është grumbulluar në ambientet e Resortit “Tropikal” në Durrës, në kuadrin e përgatitjeve për pjesëmarrjen në Turneun “Presidencial Cup” të Kazakistanit. Futbollistët do të mbërrijnë të gjithë, brenda ditës së sotme për tu vënë në urdhërat e trajnerit Mustedanagiç dhe stafit të tij.

Ky turne do të zhvillohet nga data 7 deri më 13 gusht në Shymkent me pjesëmarrjen e tetë skuadrave të ndara në dy grupe. Në grupin A do të jenë Shqipëria, Kazakistani, Cruseiro (Kazakistan) dhe Kirgistani. Në grupin B do të luajnë Azerbajxhani, Irani, Rusia 2 dhe Taxhikistani. Ndeshjet do të luhen sipas këtij kalendari të përcaktuar më parë:

Datë 8 gusht:

10.00 Iran – Azerbajxhan
10.00 Shqipëri – Cruseiro (Kazakistan)
17.30 Rusia 2 –Taxhikistan
17.30 Kazakistan – Kirkistan
Datë 9 gusht:

10.00 Taxhikistan – Azerbajxhan
10.00 Shqipëri – Kirkistan
17.30 Rusia 2 – Iran
17.30 Kazakistan – Cruseiro (Kazakistan)
Datë 10 gusht:

Pushim

Datë 11 gusht:

10.00 Rusia 2 – Azerbajxhan
10.00 Taxhikistan – Iran
17.30 Cruseiro (Kazakistan) – Kirkistan
17.30 Kazakistan – Shqipëria
Datë 12 gusht:

10.00 Ndeshja mes vendit të 7 dhe 8
10.00 Ndeshja mes vendit të 5 dhe 6
10.00 Ndeshja mes vendit të 3 dhe 4
17.30 Ndeshja finale
Krahas trofeut të fituesit, në këtë turne do të jepen edhe disa çmime të tjera si “Portieri më i mirë”, “Mbrojtësi më i mirë”, “Mesfushori më i mirë”, “Sulmuesi më i mirë”, “Golashënuesi më i mirë” dhe “Lojtari më i mirë i Turneut”. Për këtë turne, trajneri Xhemal Mustedanagiç, ka thirrur këta futbollistë sipas listës së mëposhtme:

U-17-470x413

Burimi: fshf.org

S'KA KOMENTE

Comments are closed.