Grupi E – Bate shokon Romën, përmbysje e Barcelonës (video)

0
SHPËRNDAJE

Barcelona – Leverkusen 2-1
(Sergi Roberto 80, L. Suarez 82 / K. Papadopoulos)
Një ndeshje mjaft e vështirë rezultoi për Barcelonën ajo e luajtur në “Camp Nou” përballë ekipit të Bayer Leverkusen. Gjermanët kaluan në pjesën e parë në avantazh me anë te Papadopulos në minutën e 22′, ndërkohë që kur të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, katalanasit pa Messin e dëmtuar treguan karakterin e tyre teksa përmbysën brenda 2 minutave rezultatin falë golave të Sergi Roberto 80′ dhe Luis Suarez 82′, duke siguruar fitoren e parë këtë sezon në Champions.

Barcelona-Leverkusen
Barcelona-Leverkusen

Bate Borisov – Roma 3-2
(I. Stasevich 8, F. Mladenovic 12, 30 / Y. Gervinho 66, V. Torosidis 82)
Një humbje e papritur për ekipin e Romës, që mposhtet në Bjellorusi ndaj Bate Borisov me rezultatin 3-2. Nje humbje ndaj një rivali shumë herë më modest, është e pafalshme për verdhekuqtë. Kjo humbje mund ti faturohet edhe portierit poloak, Scezny, i cili gaboi në te paktën dy gola të pësuar. Pjesa e parë përfundoi 3-0 për vendasit, ndërsa golat e shënuar në të dytën nga Gervinho dhe Torosidis për Romën, shërbyen për statistikë.

Bate - Roma
Bate – Roma

S'KA KOMENTE

Comments are closed.