Grupi F – Olympiakos befason Arsenalin, Bayern e Lewandowski jashtëtokësorë (video)

0
SHPËRNDAJE

Arsenal – Olympiakos 2-3
(T. Walcott 35, A. Sanchez 65 / F. Pardo 33, D. Ospina aut. 40, A. Finnbogason 66)
Ndoshta ky ishte rezultati më surprizë i mbrëmjes, Arsenal që mposhtet për herë të parë në shtëpi nga një skuadër greke në Champions League. Këtë gjë e ka bërë ekipi i Olympiakos, që ka mposhtur me rezultatin 2-3 të besuarit e Arsene Wenger. Golat e Pardon, Finnbogason dhe autogoli i Ospinës zhvlerësuan golat e shënuar nga Walcott dhe Sanchez. Grekët morën një fitore të rëndësishme në “Emirates” kurse Arsenal nuk ka asnjë pikë ndërsa dy ndeshjet e radhës do ti ketë përballë Bayern Munchen.

Arsenal - Olympiakos
Arsenal – Olympiakos

Bayern Munchen – Dinamo Zagreb 5-0
(D. Costa 13, R. Lewandowski 21, 28, 55, M. Gotze 25)
Bayern tregohet i pamëshirshëm ndaj kroatëve, të cilët i mposht me mjaft lehtësi me një rezultat të thellë. Robert Lewandowski në superformë realizoi një tripletë në këtë përballje, duke treguar edhe njëherë që është njeriu i momentit. Ndërkohë dy golat e tjetër u shënuan nga Douglas Costa dhe Mario Gotze, të cilët shijuan nje superfitore përballë një kundërshtari të dorëzuar.

Bayern Munich's Robert Lewandowski celebrates after scoring a goal against Dinamo Zagreb during their Champions League Group F soccer match in Munich, Germany, September 29, 2015. REUTERS/Michael Dalder
Bayern – Dinamo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.