Grupi G – Vizitë e hidhur në Porto për Murinjon, Dynamo Kiev fiton në Izrael (video)

0
SHPËRNDAJE

Porto – Chelsea 2-1
(Andre Andre 39, Maicon 52 / Willian 45)
Ekipi i Jose Mourinho zhgënjen sërish, këtë rradhë në Champions League. Është Porto që i jep një leksion ish-trajnerit të saj, duke e mposhtur Chelsean e tij me rezultatin 2-1. Andre kaloi i pari në avantazh portugezët në minutën e 33′, por Willian barazoi shifrat në minutën e dytë shtesë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë goli i shënuar nga kapiteni Maicon vulosi rezultatin 2-1 duke i dhënë fitoren Portos dhe duke zhytur në krize Chelse, ku edhe Casillas fitoi mbi trajnerin që e uli në stol tek Reali.

Porto - Chelsea
Porto – Chelsea

Maccabi Tel-Aviv – Dynamo Kiev 0-2
(A. Yarmolenko 4, Junior Moraes 50)
Dynamo Kiev merr një fitore mjaft të rëndësishme përballë ekipit izraelit, duke u ngjitur kështu në vendin e parë të renditjes. Golat e Yarmolenkos dhe Moraes bënë të mundur që ëndrra e ukrainasve të vazhdojë, tashmë edhe në krye të renditjes me katër pikë, njësoj me pikë me Porton.

3029
Maccabi Tel-Aviv – Dynamo Kiev

S'KA KOMENTE

Comments are closed.