Grushte tek Flamurtari, Lushtaku godet Idrizajn

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Situata e keqe tek Flamurtari duket se ka ndikuar edhe në moralin e lojtarëve. Gjatë humbjes që ekipi vlonjat pësoi në Shkodër, ndodhi edhe diçka e rëndë që askush nuk e ka marrë vesh, por ajo që është mësuar në fundin e saj. Mesfushori nga kosova Kushtrim Lushtaku, ka goditur me grusht shokun e tij të ekipit, Hektor Idrizajn. Kjo ngjarje ka ndodhur në pushimin mes dy pjesëve të ndeshjes së luajtur dje në “Reshit Rusi”. Nuk dihet ende arsyeja se përse ka vepruar në këtë mënyrë, por me shumë mundësi do të ketë qenë ndonjë zënkë gjatë 45 minutave të para në fushën e lojës dhe Lushtaku nuk ka duruar më tepër, por në momentin kur ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes, e ka goditur shokun e tij të ekipit.

imageSipas asaj që shkruan “Telesport”, kjo ngjarje konfirmohet nga punonjësit e fushës “Reshit Rusit”, që kanë qenë të pranishëm në ato moment. Po ashtu, lajmi ka mbërritur edhe tek administratori Sinan Idrizi, që ka qenë lart në tribunë. Mesa duket, ndërhyrja e tij e parë ka qenë ulja në stol e Lushtakut, që nuk u pa në fushë në pjesën e dytë. Ky zëvendësim i tij me Çerkinin, në pamje të parë u duk i pakuptimtë për ata që nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur, megjithatë zënka ka qenë shkaku i këtij zëvendësimi.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.