Guardiola gjen zëvendësuesin e yllit të dëmtuar

0
SHPËRNDAJE

Ilkaj Gyndogan ishte një nga blerjet e bujshme të Manchester Cityt.

Dëmtimi i rëndë i mesfushorit Ilkaj Gyndogan ka tronditur rëndë Mançester Sitin, që ka humbur ndoshta për gjithë sezonin një lojtar kyç.

Megjithatë, “Qytetarëve” nuk u mungojnë paratë dhe tashmë kanë nisur kërkimin për një zëvendës të nivelit të lartë.

Si një njohës i mirë i kampionatit spanjoll, Guardiola ka vënë në shënjestër mesfushorin Koke, të Atletikos.

I rritur te klubi madrilen, Koke ka luajtur 29 ndeshje me kombëtaren spanjolle dhe është i aftë të luajë në disa pozicione në mesfushë.

Problemi është klauzola e tij prej 150 milionë eurosh, por Siti shpreson ta blejë për gjysmën e atij çmimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.