Guardiola mbyll me trofe, Bayern fiton Kupën e Gjermanisë

0
SHPËRNDAJE

imagePep Guardiola e mbyll me trofe aventurën e tij tek Bayern Munchen teksa ka fituar edhe Kupën e Gjermanisë. Bavarezët mposhtën në finale skuadrën e Borussia Dortmund vetëm pas goditjeve të 11 metërshave. Koha e rregullt e lojës u mbyll me rrjeta të paprekura teksa edhe shtesa prej 30 minutash nuk solli asnjë ndryshim rezultati.

Për të shkuar deri tek trofeu, të dyja skuadrave i’u desh të godisnin penalltitë aty ku bavarezët u treguan më të saktë duke fituar ne rezultatin 4-3. Për Bayern shënuan Vidal, Leëandoësk, Muller dhe Costa, ndërkohë që Kimmich gaboi goditjen e tij. Ndërkohë për Dortmund shënuan Kagaëa, Aubameyang dhe Reus, teksa Papasdadopulos dhe Bender gabuan penalltitë e tyre duke i humbur edhe finalen Dortmundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.