Guardiola nervozohet nga gazetarët, braktis konferencën

0
SHPËRNDAJE

pepPep Guardiola ka braktisur konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Mainzin pasi u bezdis nga pyetjet e gazetarëve prezentë duke qenë se këta të fundit e pyetën në lidhje me zërat që e shihnin atë në drejtimin e Kombëtares Angleze. Kur ju drejtua pyetja e parë në lidhje me këtë çështje, përgjigja e Guardiolës ishte: “Kalojmë te pyetja tjetër ju lutem” duke lënë të kuptonte se nuk donte të fliste në lidhje me këtë gjë. Në momentin që ju drejtua pyetja e dytë ai u ngrit dhe iku duke thënë: “Ikim, jam trajneri i Bayernit të Mynihut.Faleminderit dhe mirupafshim!” përfundoi spanjolli duke u larguar nga salla.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.