Guardiola thumbon Hitzfeld : Kam më shumë gjermanë se ai në skuadër

0
SHPËRNDAJE

guardiolaDitët e kaluara ish trajneri i Bayern Munich, Otmar Hitzfeld kritikoi trajnerin Pep Guardiola për faktin se po zbehte identitetin gjerman të Bayernit duke larguar lojtarët e Kombëtares Gjermane. Në konferencën për shtyp të ditës së sotme në prag të ndeshjes me Hofenheimin, Guardiola ju kundërpërgjigj gjermanit:

“Unë vetë nuk kam mentalitet gjerman pasi jam katalanas. Për klubin tonë bëj maksimumin që të fitojmë tripletën. Në kohën kur drejtonte Hitzfeld, në finalen e Champions League ishin vetëm 4 gjermanë ndërsa sot kemi më tepër gjermanë në 11-shen e kombëtares”. Guardiola vlerësoi Hofenheimin dhe u shpreh se Rode dhe Dante mund të largohen nga skuadra pasi nuk gjejnë hapësirën që do donin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.