Guarin i jep derbin dhe kreun Interit, Milan “K.O” (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A

Inter-Milan 1-0

Shënues: Guarin 58′

Ka përfunduar me fitoren 1-0 për Inter derbi i “Madoninës”. Zikaltërit kanë fituar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit përballë kundështarëve të Milan, dhe ka qënë goli i Fredy Guarin në pjesën e dytë ai që ka vendosur fatin e këtij derbi. Loja ka qënë mjaft e bukur teksa të dyja skuadrat kanë patur mjaft shanse për të shënuar, por tentativat e Luiz Adrianos dhe Icardit ndalen nga portierët respektivë Lopez dhe Handanović, që duken në superformë. Pjesa e parë përfundon në barazim pa gola, por me shumë raste. Pjesa e dytë nis menjëherë me gol për Inter.

Guarin lëshon një goditje nga jashtë zonës në minutën e 58′, dhe këtë rradhë Lopez mposhtet dhe zikaltërit kanë të drejtë të festojnë. Kuqezinjtë mundohen, por e kanë të vështirë të çajnë murin e Inter, dhe deri në fund rezultati nuk ka ndryshuar. Inter merr një fitore që ka shije të dyfishtë, pasi fiton derbin dhe rimerr kreun e renditjes me pikë të plota pas tre javësh, ndërkohë që Milan qëndron në kuotën e 3 pikëve pas tre ndeshjesh.

https://youtu.be/n32zHNujVrw

S'KA KOMENTE

Comments are closed.