Gugash Magani: Fitoi eksperienca e Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Trajneri Gugash Magani nuk dramatizon situatën, ashtu si edhe ndaj Kukësit, sërish ndaj Tiranës, ai analizon me qetësi skuadrën e tij, faktorët që sollën humbjen 2-0 ndaj bardhebluve. Tashmë Teuta duhet të mendoj për ndeshjen e ardhshme: “Futbolli mudn të gabosh, është punë situatash, situatat në favorin tonë si menaxhuar mirë. U ndëshkuam shumë shpejtë. Kemi punuar gjatë të javës në goditjet standarte, por e pësuam aty kur menduam që e kishim pikë të fortë. Kështu e ka futbolli, kemi pasur 2 raste të pastra. Pjesërisht pjesën e parë dhe me pjesën e dytë jam i kënaqur me skuadrën. Sot vinim me mungesa, por e rëndësishme është që dolëm para portës, edhe pse nuk ishim të qartë dhe të qetë. Por nëse do të shënonim pjesën e dytë do të hapej ndeshja. Është përballje me një ekip të madh dhe ka brenda psikologji. I pata thënë edhe skuadrës këtë që duhet t’na vraponte mendja, jo këmbët. S’mund të flas për Tiranën. Atë e di vetëm kolegu im. Por Tirana ka filozofi ka që të futet në cdo sfidë ta fitoj ndeshjen. Edhe ne u futëm të japim gjithcka, por eksperienca është e brizhdë nga ana jonë, ndërsa Tirana e ka armë të fortë këtë filozofi.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.