Gugash Magani: “Kam rezervat e mia për një 11 metërsh”

0
SHPËRNDAJE

Gugash Magani
Gugash Magani

Gugash Magani/Kam mendimin se sot krijuam lojë dhe më shumë raste se kundërshtari, ndaj meritonim në shumë, por sa për meritën e tyre por edhe për fajin tonë nuk arritëm të shënonim një gol. Kam pretendimet e mia për një penallti të padhënë pasi arbitri gaboi duke mos e akorduar në një rast, pasi një episod vendosi të gjithë ndeshjen. Gjithsesi jam i kënaqur nga impenjimi i lojtarëve që dhanë maksimumin për 90 minuta në fushën e lojës. Kualifikimi për në Europa League do të jetë tepër i vështirë, por ne do t’i shohim ndeshjet një nga një dhe llogaritë do t’i bëjmë në fund. Skuadra jonë ka patur luhatje gjatë ndeshjes dhe kjo është e vërtetë, por kjo vjen edhe nga mungesa e eksperiencës. Ndikon edhe presioni i madh pasi tani jemi në javët e fundit dhe kemi dy rivalë të fortë për objektivat që kemi”, u shpreh Magani pas ndeshjes për mikrofonat e SuperSport.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.