Gurishta rikthehet në stërvitje

0
SHPËRNDAJE

Gurishta në stërvitje
Gurishta në stërvitje

Superiorja/ Më në fund ka përfunduar edhe makthi për Erdenis Gurishtën. Lojtari i Vllaznisë që pësoi një dëmtim tepër të rëndë në ndeshjen ndaj Laçit dhe më pas përfundoi në gjendje kome, por tashmë ai ka lënë pas çdo gjë. Gurishta është parë ditën e sotme në “Reshit Rusi” ku ka filluar stërvitjen pas goditjes që mori në kokë.

Gurishta në stërvitje
Gurishta në stërvitje

Natyrisht që lojtari nuk është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, por do të stërvitet gradualisht veçmas për të rifituar formën e tij fizike. Padyshim që ky është një lajm tejet pozitiv për skuadrën e Vllaznisë, por edhe për vetë lojtarin që la pas një dëmtim që mund t’i kishte lënë edhe pasoja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.