Habit Apolonia/ Lojtarët jo vetëm pa rroga por edhe pa ngrënë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Kategoria e Parë/ Sezonin e shkuar Apolonia provoi të shkurtonte shpenzimet duke larguar titullarë si Kaja, Nako, Prifti, Miço apo trajnerin Mërgjyshi, Drejtorin Sportiv Fjodor Xhafa e një sërë elementësh të tjerë.

Por, ajo që po ndodh gjatë ditëve të fundit ka dalë jashtë parametrave normalë.

Përveçse futbollistët kanë afro 5 muaj pa u paguar, tashmë janë lënë pa ngrënë. Shërbimi i restorantit është ndërprerë, ndërsa me paturpësi lojtarëve u është thënë të gatuajnë në dhomat që iu janë ofruar nga klubi për të fjetur.

Dje disa lojtarë kanë dalë në stërvitje me barkun bosh, ndërsa sot disa kanë bojkotuar këtë situatë skandaloze.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.