Habit FSHF-ja/ Tifozët janë në rritje. Vetëm Partizani ka ulje

0
SHPËRNDAJE

Kjo ishte seç ç‘ishte. Nuk mund të ndalet aroma e pusetës. Disa ditë më parë,  një nga zyrtarët e FSHF-së, pikërisht dikush  që cilësohet me të ardhme nga vetë “mbreti” Duka,  ka mrekulluar me xhonglimet me shifra gjatë një interviste.  Djaloshi, që shpesh e kishim parë në ekran duke u folur në vesh trajnerëve të Kombëtares, Denis Bastari, këtë herë me spaletat e drejtorit administrativ të FSHF-së, i ka dhënë frymë dhe jetë shprehjes së koridoreve se “ shefi ka investuar kaq shumë për të, sa duket sikur e ka nxjerrë nga hundët”.  Dëgjoni shpjegimin “shkencor” për vdekjen e tifozerisë nëpër stadiume: “ Po të besosh tek stastistikat, vetëm Partizani ka rënie të tifozerisë në stadiume, sepse ekipet e tjera kanë nga pak rritje”.

Djaloshi debutues në përrallën hileqare të Institucionit, guxoi të “mbushë” stadiumet me shifra, duke  shpërfillur haptazi arratisjen popullore të tifozëve. Mirepo,  kulmin e arriti kur futi në rreth Partizanin si ekipin e vetëm që ka humbur njerëzit në stadiume. Na u duk sikur ishte gati të thoshte edhe atë që s’thuhet se, ishte i tepërt Moxhi Italian  kur loja jonë mbillet me Moxhë shqiptar.

Nuk e paska fajin manipulimi  që vret besimin, as  loja e trukuar deri tek femijet, as aleancat që fabrikohen me kallupe nga vetë zyrat, as “farat e barit” që mbjellim për të kërcyer pupthi nga një stadium në një tjetër. Faji paska ngjyrë të kuqe dhe kush më mirë se Partizani do ta meritonte këtë akuzë spektakulare nga idiotesia. Mos kujtoni se e kanë harruar shuplakën e madhe që dhemb akoma,ai  i shpifuri..  fondi i Solidaritetit , sidomos kur afrojne këto dreq Asambeshë, ku Nastradini tregon bukur dhe me talent përrallën  se është më mirë kur paratë i mban ai vetë,  se sa t’ i bëjnë rush e kumbulla anëtarët e familjes…

Denis Bastari

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU