Habit Kukësi. 2 blerje dhe 6 në provë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ekziston një shprehje në futboll,”fituesi nuk gjykohet” por nuk e mendojnë kështu tek Kukësi. Drejtuesit megjithë ecurinë e mirë në 2016-tën kanë vënë re dobësi dhe po mendojnë të përfocohen më shumë për të ruajtur me çdo kusht kreun e renditjes.

Kukësi ka shënuar një rekord përsa i përket ecurisë së pjesës së parë të sezonit, megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që drejtuesit e klubit të lënë të qetë skuadrën për pjesën e dytë të sezonit. Dy futbollistë të afruar, (Simon Rrumbullaku, Aniekan Favour) dhe gjashtë të tjerë në provë.

Trajneri Ernest Gjoka është në hall për planet e muajit janar. Do ti duhet të shpenzoj kohë me përgatitjet e skuadrës dhe kohë ekstra me vëzhgimin e 8 futbollistëve të afruar, 6 nga të cilët janë në provë e duhen parë me vëmëndje.

Kukësi përgjatë pjesës së parë të sezonit tregoi se në skuadër nevojitet një mbrojtës i majtë dhe një i djathtë për të plotësuar organikën. Ndryshe kanë menduar drejtuesit e klubit që po bëjnë të pamundurën për të shtuar cilësinë e ekipit drejt objekitivit titull.

Lojtarët e ardhur deri tani në provë

1-Kufre Ebong

2-Togaba Kontiwa Komlan

3- El Hadji Salim Bah

4- Franco Atchou

5- Abdoulaye Traore

6- Mahmadou Diallo

S'KA KOMENTE

Comments are closed.