Habit Messi: Largoni këta lojtarë dhe trajnerin që të rinovoj

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Messi dëshiron largimin e tre lojtarëve dhe Luis Enriques nga Camp Nou

Gazetat Daily Express dhe Diario Goal shkruajnë se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, është i shqetësuar me atë që po ndodh te Barcelona, i cili ndjen se po përfundojnë kohërat e arta.

Ai nuk është i lumtur me skuadrën dhe trajnerin Luis Enrique, pas humbjes 4:0 nga PSG-ja dhe fitores së vështirë ndaj një skuadre siç është Leganes, dhe tani thuhet se kërkon të largohen tre lojtarë nga Camp Nou. Jeremy Mathieu është i pari në listë, pasi 33 vjeçari asnjëherë nuk ka treguar se mund të jetë zëvendësues i denjë për Gerard Pique.

Më pas vjen Lucas Digne. Messi ka marrëdhënie shumë të mira me Jordi Alban dhe kuptohet me të shumë mirë në fushë, por spanjolli nuk po luan shumë për shkak te francezit, Lucas Digne, i cili pëlqehet nga Luis Enrique, andaj Messi nuk e dëshiron atë në Camp Nou për sezonin e ardhshëm, shkruan më tej Diario Goal, raporton minuta90.com.

I treti në listë është mesfushori portugez Andre Gomes. Pavarësisht se erdhi në Camp Nou si një përforcim i madh, Gomes ka dështuar të bëjë diferencën sa herë që ka munguar magjistari Andres Iniesta apo edhe kroati Ivan Rakitic, është lojtar që nuk ka marrëdhënie të mira me Messin, dhe e dëshiron jashtë skuadrës.

Mediat një fjalë raportojnë se Messi gjithashtu nuk është i kënaqur me punën e Luis Enriques, të cilin e dëshiron jashtë skuadrës në fund të sezonit, teksa kujtojmë atë zënkën që kishte me të dy vite më parë.

Sipas Diario Goal dhe Daily Express, trajneri i Everton, Ronald Koeman, ai i Liverpool, Jurgen Klopp dhe i Tottenham, Mauricio Pochettino, janë kandidatët për ta zëvendësuar spanjollin.

Por, së fundmi janë shtuar zërat se Messi do të dëshironte trajnerin e Sevillas, Jorge Sampaolin që ta drejtojë Barcelonën sezonin e ardhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Leo Messi vendos që një lojtar të largohet nga Camp Nou dhe kësaj radhe raportohet se ka kërcënuar me mos nënshkrimin e kontratës dhe largim nëse veç nuk i plotësohen kërkesat për të krijuar sërish një Barcelonë të fuqishme.

Se sa shumë dëgjohet fjala e Messit te katalunasit, mjaftojnë të kujtojmë situatën e Zlatan Ibrahimovic, ku thuhet se suedezi është larguar nga Camp Nou pikërisht pas kërkesës së Leo Messit.

Nëse Messi qëndron, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën, dhe kërkohet nga Manchester City që tashmë ka bërë oferte prej 100 milionë funtave, e dëshiron Angel di Marian në Camp Nou, lojtar të cilin e admiron shumë dhe vazhdimisht flet për të që nga largimi nga Santiago Bernabeu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.