Habit policia: Nuk marrim përsipër Partizani – Vllaznia

0
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Partizanit dhe Vllaznisë, e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore dhe e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e dielë në stadiumin “Selman Stërmasi”, për momentin është anuluar.

Policia ka njoftuar FSHF-në dhe gjithashtu klubet e Partizanit dhe Tiranës, si dhe Bashkinë e kryeqytetit, se nuk mund të marrë përsipër garantimin e zhvillimit të ndeshjes në kushte normale për shkak të rrezikut të incidentit mes tifozëve të kuq dhe atyre të Tiranës që janë shprehur haptazi kundër lejimit të rivalëve historikë në stadiumin e bardhebluve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.