Habit portjeri Qirko. Ja si e gënjeva kundërshtarin dhe i prita penalltinë

0
SHPËRNDAJE

U19/ Portieri i Flamurtarit, Pano Qirko ishte protagonist absolut në ndeshjen e parë kualifikuese të Shqipërisë U-19. Portieri i Flamurtarit tregon për mediat pas ndeshjes se është mjaft i lumtur për paraqitjen e ti pozitive, por njëkohësisht nuk nguron që të falënderojë dhe të gjithë ato që e kanë mbështetur: “Jam i lumtur për paraqitjen time. Falënderoj shumë trajnerin Bogdani që më ka mbështetur dhe që më ka dhënë besimin së bashku me Artur Lekbellon, po ashtu falënderoj dhe trajnerët e skuadrës time Flamurtarin, Luan Birçen dhe Shpëtim Duron, të cilët më kanë afruar te skuadra e parë. Shpresoj se do u shpërblej më tej me shumë stërvitje, pasi me punë arrihet gjithçka. Besoj se do të arrij akoma më shumë”.

Portjeri U19-sës Qirko

PENALLTIA – Në fraksionin e dytë “gardiani” vlonjat neutralizoi një 11-metërsh, por që vetë Qirko zbulon një detaj mjaft interesant. Penalltia nuk ishte rastësi, pasi 18-vjeçari e kishte futur në “kurth” kundërshtarin, i cili kishte rënë në grackën e tij: “Unë sot kam luajtur me injeksion, pasi kisha probleme në gju. Paksa me stil, i tregova kundërshtarit që në krahun e majtë unë jam i dëmtuar, duke zbuluar fashimin. Ai e vuri re dhe ra në kurthin tim, sepse mendova të hidhesha në krahun e majtë dhe arrita ta neutralizoj penalltinë. Pritjen ja dedikoj babait që më ka mbështetur gjithmonë dhe familjes time. Me punë arrihet gjithçka dhe shpresoj që me mbështetjen e skuadrës do të arrij dhe te Flamurtari të kem minutat e mia”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.