Habit presidenti i Beneventos: Fajin e kanë shtrigat që jemi në formë të dobët

0
SHPËRNDAJE

Seria A/ Presidenti i Beneventos, Oreste Vigorito, ka insistuar se skuadra e tij do t’ia dalë të qëndrojë në Serie A, si dhe i ka fajësuar shtrigat për formën e dobët të skuadrës deri tani.

Benevento i ka humbur të gjitha 12 ndeshjet e luajtura deri më tani këtë sezon, duke shënuar vetëm pesë gola dhe pranuar plot 31, shkruan Albeu.com.

Edhe pse të dielën humbën në Torino ndaj Juventusit, skuadra e promovuar këtë sezon në Serie A udhëhoqi shumicën e kohës por në fund humbi me rezultat 2-1.

“Marrim lëvdata nga çdo anë, por gjithmonë pa pikë të fituara”, ka thënë Vigorito për Gazzetta dello Sport.

“Fajin e ka ndikimin i ligë që gjithmonë është lidhur me këtë qytet.. pra shtrigat. Po, e vërtetë. Jam paragjykues”, ka thënë ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU