Habit Safet Gjici: Se llogaris fare Tiranën. I mori edhe Laçi pikë në shtëpi

0
SHPËRNDAJE
loading...


Safet Gjici, presidenti i Kukësit, ka qenë “kryefjalë” e medias në dy javët e fundit, nisur nga deklaratat e tij, që i bëri pas barazimit të të tijve në “Zeqir Ymeri”, ndaj Vllaznisë. Ai akuzoi për alenacë mes Partizanit dhe kuqebluve të Shkodrës, çka u përgënjeshtrua së fundi në “Loro Boriçi”, ku “demat” nuk shkuan më tej se barazimi 1-1. Tashmë është radha për ta vuajtur në kurriz paragjykimin, duke qenë se në fundjavë do të ketë mysafire Tiranën, në qytetin verilindor, në kuadrin e javës së 30-të të Superiores.

Lejimi i bardhebluve për të vijuar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë u komentua si aleancë mes dy skuadrave në fjalë, ku bardheblutë do t’ia kthejnë “nderin”në kampionat, më saktësisht këtë fundjavë, në “Zeqir Ymeri”. Por, Safet Gjici, duke folur për “Top-Channel”, ka kërkuar nga skuadra e tij të mos merret me gjyqtarët, ndërsa për Tiranën tha se “i mori barazim edhe Laçi në shtëpi”, duke lënë të kuptohet se nuk ka asnjë mundësi për t’iu bërë pengesë Kukësit në ballafaqimin e radhës: “Unë kam 5 vite, që ankohem për gjyqtarët, nuk ankohem vetëm këtë vit. Ato kanë gabimet e tyre, por nëse ne na penalizojnë me një penallti të padhënë në minutën e 20-të, skuadra kishte 70 minuta në dispozicion për të reaguar.

Prandaj, e mira është që trajneri dhe stafi im teknik të mos merren me gjyqtarin, por ta shohin gabimin tek vetja. Tani na kujtojnë aleanca me Tiranën në Kupë, meqë jemi para përplasjes me bardheblutë në kampionat… S’e kuptoj, çfarë marrëveshjeje duhet të bëjë unë me Tiranën?! Bardhebluve u merr barazimin Laçi këtu në Tiranë… Ne nuk ishim të interesuar për Kupën, prandaj u eliminuam nga Tirana, por s’ka asnjë marrëveshje. Ne jemi skuadra më e ndershme”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.