Habit Trashi: Ndërprerja ishte e qëllimshme

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Lorenc Trashi
Lorenc Trashi

Ndërsa të gjithë po përgatiten për të zhvilluar minutat e mbetura nga derbi i ndërprerë mbrëmë për arsye të shkëputjes së energjisë elektrike, është Lorenc Trashi i Partizanit që e nis “luftën” që në mëngjes herët duke bërë një deklaratë të papritur.

“Më vjen keq që ndeshja u ndërpre, pasi po zhvillonim një ndeshje të bukur dhe me mjaft rivalitet. Mendoj se luajtëm mirë dhe e dominuam takimin, por gjithsesi nuk dihej si do shkonte deri ne fund, pasi edhe Tirana po luante mirë. Ndërprerja e ndeshjes? Për mendimin tim ishte një keqorganizim dhe një situatë e paprecedentë, por mendoj se gjithçka ishte me paramendim!”, – ishin fjalët e tij që natyrisht ngrenë pikëpyetje serioze.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.