Hair Zeqiri larg Partizanit, “ngrijnë” tratativat mes palëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Zeqiri gjatë një ndeshje kundër Partizanit
Zeqiri gjatë një ndeshje kundër Partizanit

Superiorja/ Hair Zeqiri tek Partizani? Një transferim që është përfolur shumë, por duket se palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Teksa po pritej dita-ditës që mesfushori vlonjat të bashkohej me të kuqtë, tratativat mes tyre kanë “ngrirë”.

Klubi dhe lojtari kanë pasur takime, por ende nuk kanë rënë dakort mes tyre, dhe tani duket se Zeqiri është larg një transferimi tek Partizani. Nuk dihen ende shkaqet, por mësohet se shkak për këtë gjë mund të jetë edhe kontrata që lojtari ka me ekipin e Kukësit.

Zeqiri tek Partizani ishte një lëvizhe thuajse e kryer, por tani duket disi larg që vlonjati të hedhë firmën mbi kontratë pasi kanë dalë pengesa që i largon palët nga njëra-tjetra.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.